Javën e kaluar, kryeqendra e Kosovës, Prishtina, u shndërrua në qendër të librit.
‘Panairi i Librit’ 2026 solli tituj të ri dhe ktheu Pallatin e Rinisë në një hapësirë të gjallë kulturore, transmeton klankosova.tv.
Në këtë panair, Ben Blushi u shpall autor i vitit për romanin e tij “Jam Mysliman”.
Bujar Hudhri nga shtëpia botuese “Onufri”, për emisionin “Ora Shtatë” tha se romani i Blushit zgjoi debat publik, pasi sipas tij përbëhet nga problemi që zgjon debat në shoqërinë shqiptare.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të këtij fenomeni, por jo të gjithë flasim, jo të gjithë kanë kurajën të flasin, të argumentojnë, ta artikulojnë. Dhe ndoshta kjo është një nga arsyet. Unë gjithë e kam menduar se autori Ben Blushi është një nga autor që vjen nga radhët e gazetarëve, e që ndoshta është një nga arsyet që ka kurajën të merret me tema të tilla”, u shpreh Hudhri në Klan Kosova.

