Botërori 2026 Futboll Sport

Kepi i Gjelbër me tjetër rekord/ E para debutuese në Botëror nga 1966, me gol nga goditja e denimit

kepi i gjelbër shkruan histori, vendos dy rekorde në botëror

Përfaqësuesja e Kepit të Gjelbër vazhdon të jetë një nga surprizat më të mëdha të Botërorit 2026. Pas barazimit ndaj Spanjës, debutuesit afrikanë morën një tjetër rezultat të madh, duke ndalur në barazim edhe Uruguajin dhe duke vazhduar rrugëtimin historik në turne.

Në sfidën e luajtur ndaj amerikanolatinëve, Kepi i Gjelbër vendosi dy rekorde të veçanta. Goli i realizuar nga Pina në minutën e 21-të ishte i pari gol i shënuar direkt nga goditja e dënimit nga një skuadër debutuese në Kupën e Botës që prej vitit 1966.

Një tjetër moment historik u regjistrua mes shtyllave. Për herë të parë në historinë e Botërorëve, të dy portierët titullarë të një ndeshjeje ishin mbi 40 vjeç. Vozinha mbrojti portën e Kepit të Gjelbër në moshën 40 vjeç e 18 ditë, ndërsa Fernando Muslera atë të Uruguajit në moshën 40 vjeç e 5 ditë.

Me paraqitjet e deritanishme, Kepi i Gjelbër po fiton simpatinë e tifozëve neutralë dhe po shkruan një nga historitë më të bukura të këtij Botërori.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së