Mateo dhe Brikena kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale pas deklaratave për raportin mes tyre.
Dyshja deklaruan se lidhja e tyre kishte përfunduar dhe se nuk kishte më asgjë mes tyre, pavarësisht faktit që vazhdojnë të punojnë së bashku në emisionin “Top Aren”.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është se ata janë parë së fundmi në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal në kryeqytet.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, gjatë interpretimit të këngës “Të Dua”, Mateo ftoi Brikenën në vallëzim, duke krijuar një moment mjaft emocionues në studio.
Teksa vallëzonin nën tingujt e këngës, dyshja u panë duke u përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Por ajo që ka rënë edhe më shumë në sy që ka ndezur rrjetin është se dyshja janë bërë përsëri follow me njëri-tjetrin, si dhe Mateo ka postuar një foto në InstaStory, ku ata shfaqen të dy të lumtur.

