Botërori 2026 Futboll Sport

Zyrtare: Izrael-Kosovë luhet në Hungari

Kosova do ta zhvillojë si mysafire ndeshjen ndaj Izraelit në Hungari, pasi federata izraelite vazhdon t’i organizojë takimet ndërkombëtare në terrene neutrale për shkak të situatës së sigurisë në vend.

UEFA ka konfirmuar se sfida Izrael–Kosovë, e vlefshme për UEFA Nations League, do të zhvillohet më 1 tetor 2026 në Nagyerdei Stadium, në qytetin e Debrecen.

Izraeli prej kohësh nuk i zhvillon ndeshjet zyrtare ndërkombëtare në territorin e vet, duke zgjedhur stadiume neutrale për përballjet si vendas. Stadiumi “Nagyerdei” ka pritur edhe më herët ndeshje të kombëtares izraelite në garat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kosova do t’i rikthehet aksionit në muajin shtator, kur e pret një kalendar i ngjeshur me katër ndeshje brenda vetëm 14 ditësh.

Në Ligën B të Ligës së Kombeve, “Dardanët” bëjnë pjesë në një grup të fortë ku garojnë edhe Austria, Ireland dhe Israel, me synimin për të siguruar një paraqitje sa më të suksesshme në edicionin e ri të garës.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së