Aktualitet Lajme Politike

“Nuk largohemi pa dorëheqjen e kryeministrit” – Nis dita e 23-të e protestës në Tiranë

Ka nisur grumbullimi i protestuesve përpara Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 23-të kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe formimi i një qeverie teknike.

Protestuesit kanë artikuluar kërkesa të forta politike, duke e konsideruar largimin e kryeministrit si të panegociueshëm. Sipas tyre, protestat përfaqësojnë një lëvizje më të gjerë shoqërore që nuk lidhet me një strukturë të vetme organizative.

Një nga protestuesit deklaroi se vendi po përballet me një situatë të rënduar sociale dhe ekonomike, duke përmendur rroga të ulëta dhe çmime të larta, si dhe duke akuzuar qeverinë për një “agjendë shpopulluese”.

Ai iu referua gjithashtu rasteve të ndëshkimeve penale ndaj ish-zyrtarëve në Spanjë, duke kërkuar që edhe në Shqipëri drejtësia të veprojë në mënyrë të ngjashme ndaj zyrtarëve të lartë nëse provohen shkelje.

“Dorëheqje dhe qeveri teknike. Nëse kjo qeveri nuk reagon, do të ketë përshkallëzim dhe këtë e vendos sovrani, populli”, u shpreh protestuesi, duke paralajmëruar për rritje të intensitetit të protestave.

Ndërkohë, një tjetër qytetare e deklaroi se protesta nuk ka një organizator të vetëm, por është një lëvizje e gjerë qytetare, e cila sipas saj kërkon largimin e kryeministrit për shkak të, siç u shpreh, “sistemit autokratik” të krijuar në vend.

Ajo theksoi se kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe se pjesëmarrësit nuk do të tërhiqen pa realizimin e kësaj kërkese.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur