Aktualitet Bota Lifestyle

Zbuloi lidhjen e fshehtë të Putinit me kampiones olimpike, vdes nga helmimi me kërpudha gazetari rus

Grigory Nekhoroshev, gazetari rus i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-kampiones olimpike Alina Kabaeva, ka vdekur në moshën 69-vjeçare në Letoni, ku jetonte në mërgim.

Sipas raportimeve, ai ndërroi jetë pas një helmimi të dyshuar nga kërpudhat që kishte mbledhur pranë banesës së tij në Riga.

Nekhoroshev ishte gazetari i parë që raportoi në vitin 2008 për planet e Putinit për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Lyudmila Putina, dhe për t’u martuar me Alina Kabaevën. Pas publikimit të këtij lajmi, gazeta ku ai punonte, “Moskovsky Correspondent”, u mbyll, ndërsa gazetari u mor në pyetje nga shërbimet sekrete dhe u përball me kërcënime, çka e detyroi të largohej nga Rusia.

Sipas miqve të tij, Nekhoroshev kishte shprehur shqetësime për sigurinë personale dhe frikë nga një sulm i mundshëm. Gazetari rus Igors Vatolins, i cili e kishte takuar pak para vdekjes, deklaroi se Nekhoroshev ishte personi i parë që publikoi identitetin e partneres së Putinit dhe se presidenti rus “nuk e fali kurrë për këtë”.

Autoritetet dyshojnë se shkaku i vdekjes ishte konsumimi i kërpudhave helmuese. Nekhoroshev njihej si mbledhës i rregullt i kërpudhave, por ato që kishte konsumuar këtë herë rezultuan të rrezikshme për jetën.

Putini nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht marrëdhënien me Alina Kabaevën. Megjithatë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar prej vitesh për lidhjen e tyre dhe për fëmijët që dyshohet se kanë së bashku.

Rasti i Nekhoroshevit i shtohet një serie vdekjesh të pazakonta në Rusi dhe jashtë saj. Në vitin 2023, profesori rus Vitaly Melnikov, drejtues i Departamentit të Sistemeve të Raketave dhe Hapësirës në RSC Energia, humbi jetën pas një helmimi të rëndë nga kërpudhat, dy javë pas shfaqjes së simptomave.

You may also like

Lifestyle

Ky parim samuraji po përdoret edhe sot: Si të ruani qetësinë nën çdo presion

Strategji shekullore që ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin kur tensioni rritetContents1. Kultivoni një mendje të palëkundur2. Pranoni atë që
Lifestyle

Pse disa njerëz përparojnë, ndërsa të tjerët mbeten në vend? Gjithçka nis nga biseda me shefin

Strategjitë që ju ndihmojnë të mos mbijetoni në punë, por të ndiheni të vlerësuar dhe të sigurtContents1. Kultivoni një mendje