Aktualitet Lajme Politike

Rama publikon DOKUMENTIN, Dritan Goxhaj me mendjemadhësi s’pranoi të luftojë për Kosovën!

Ditën e hënë Dritan Goxhaj dha kërkesat e protestuesve nga protesta dhe më pas erdhi menjëherë reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili nisur nga postimet e Goxhajt në rrjet e konsideroi atë si një zëdhenës të interesave të Iranit. Kjo “përballje” e heshur mes të dyve ndezi shumë debate e polemika në rrjet e politikë, e ndërkohë ditën e sotme Rama ka bërë sërish një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, po përsëri në lidhje me Goxhajn.

Kryeministri ka ndarë një dokumet i cili daton që prej viti 1999, një njoftim i bërë nën emër të “Komandat Plaku”, dhe që mbart vulën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në të shkruhet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” nuk pranoi të merrte pjesë në luftën për Çlirimin e Kosovës.

Rama në postimin e tij ka shkruar: “Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”

Duke shtuar ë tej se nuk duhet të bëhet shaka me ndërhyrjen e Iranit në protetsë:“Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”

Postimi i plotë:

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah

Ndërsa këto janë fjalët e mia:

Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së

Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur