Aktualitet Lajme Politike

Sot 24 ditë protestë, Edi Rama për prestigjiozen Financial Times: Nuk jam unë Kumbari i Shqipërisë, fu*k you

Teksa në Shqipëri sot shënohen plot 24 ditë nga nisja e protestave qytetare, të cilat fillimisht shpërthyen kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë me kërkesa politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga skena politike, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të flasë përballë një prej mediave më prestigjioze ndërkombëtare.

Në një intervistë për Financial Times, Rama iu përgjigj akuzave që kanë dominuar debatin publik gjatë javëve të fundit, duke mohuar kategorikisht pretendimet se qëndron në qendër të një sistemi të korruptuar pushteti. Kryeministri deklaroi se nuk është detyra e tij të provojë pafajësinë ndaj akuzave që i adresohen.

“Nuk është puna ime të vërtetoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të vërtetojnë se unë jam Kumbari”, tha Rama, duke iu referuar etiketimit që protestues dhe kritikë të qeverisë kanë përdorur ndaj tij gjatë protestave që prej më shumë se tre javësh mbushin rrugët e vendit.

Një zëdhënës i Kushnerit dhe partnerëve të tij të tjerë në Shqipëri nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Rama këmbënguli se investimet e Kushnerit ishin të rregullta dhe se nuk kishte asnjë lidhje me hetimin në vazhdim ndaj një ish-pronari toke.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur