Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram, teksa po shijon ditët e nxehta të verës dhe pushimet e saj.
Në fotot e publikuara, Nora shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, teksa pozon e veshur me bikini.
Fotot kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive dhe komplimentet për linjat e saj.

