Botërori 2026 Futboll Sport

Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës

Kupa e Botës 2026 po hyn në fazën vendimtare të grupeve dhe tabloja e parë e skuadrave të kualifikuara e të eliminuara tashmë është bërë e qartë. Pas dy xhirove të para, gjashtë kombëtare kanë siguruar matematikisht kalimin në raundin e 32 skuadrave, ndërsa katër të tjera i kanë dhënë lamtumirën garës.

Befasia më e madhe deri tani është eliminimi i Turqisë. Kombëtarja turke u mposht fillimisht nga Australia dhe më pas nga Paraguai, duke mbetur pa asnjë mundësi për të vazhduar rrugëtimin në turne. Të njëjtin fat e kanë pësuar edhe Haiti, Tunizia dhe Jordania, të cilat kanë regjistruar nga dy humbje në dy ndeshjet e para dhe janë eliminuar para xhiros së fundit.  

Në anën tjetër, nikoqirët Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar biletën për fazën eliminatore, së bashku me Gjermaninë, Argjentinën, Francën dhe Norvegjinë. Këto skuadra kanë përfituar maksimalisht nga dy ndeshjet e para dhe tashmë mund të fokusohen te renditja finale në grupet e tyre.  

Me shumë grupe ende të hapura dhe garën për vendet e treta më të mira në kulm, xhiroja e fundit pritet të sjellë emocione të mëdha dhe të përcaktojë përfundimisht përbërjen e fazës së eliminimit direkt.  

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së