Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, po vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në Botërorin 2026, jo vetëm si lider i skuadrës, por edhe si një nga lojtarët më të sigurt me topin nën presion.

Sipas të dhënave të publikuara nga Gradient Sports, Xhaka renditet i pari në kategorinë “Pressured Passing Grade”, një metrikë e avancuar që mat cilësinë e pasimeve të lojtarëve kur përballen me presion intensiv nga kundërshtarët.
Ndryshe nga statistikat tradicionale të pasimeve, kjo analizë vlerëson aftësinë e futbollistëve për të ruajtur qetësinë, për të marrë vendime të sakta dhe për të vazhduar aksionet në hapësira të kufizuara dhe në situata të vështira loje.
Në të njëjtën renditje shkëlqen edhe bashkëlojtari i tij, Manuel Akanji, i cili mban vendin e tretë, duke konfirmuar forcën dhe sigurinë që Zvicra ka në ndërtimin e lojës nga prapavija.
Pas dy ndeshjeve të para në Botërorin 2026, Zvicra ka grumbulluar katër pikë, duke barazuar me Katarin dhe duke mposhtur Bosnjë e Hercegovinën. Në sfidën e fundit të grupit, helvetikët do të përballen me Canada, me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën eliminatore. Xhaka dhe Akanji pritet të jenë sërish figurat kyçe në përpjekjen e Zvicrës për të vazhduar rrugëtimin në turne.

