Aktualitet Kronike Lajme

“Koka” e grupit kriminal dhe i shumëkërkuar nga SPAK, ARRESTOHET në Dubai famëkeqi Mir Pepa

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim SPAK, është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë. Autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bashkëpunuar për lokalizimin dhe arrestimin e Pepës, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në vijim.

Mir Pepa, është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit nga SPAK  pak kohë më parë, në prill të këtij viti,  në kuadër të trafikur ndërkombëtar të drigës. Organizata kriminale, trafikonte sasi të  mëdha kokaine mga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.

Grupi kriminal i përbërë prej më shumë se 10 personash, mësohet se udhëhiqej nga 4 vëllezërit, Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.

Urim Pepa, thuhet se ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, por komunikimet e bëra në Sky Ecc, zbulojnë se ishte në përplasje me vëllezërit e tij, për paratë e drogës.

Kujtojmë se Pepa  ishte shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2025 nga Policia e Tiranës. Ai akuzohet për një incident të rëndë të ndodhur gjatë natës së ndërrimit të viteve në ambientet e Parkut Olimpik, ku, pas një konflikti, dyshohet se qëlloi dy herë me armë zjarri në mes të një koncerti festiv të mbushur me të rinj.

Në momentin e të shtënave, në skenë po performonte reperi Stresi, ndërsa pritej të ngjiteshin edhe artistë të tjerë të njohur të estradës shqiptare.

Emri i Jetmir Pepës është përmendur gjithashtu edhe në një tjetër ngjarje të bujshme, atë të konfliktit ku u përfshinë motrat Berisha dhe blogerja Klea Prenga, ku ai është përfolur si ish-partner i njërës prej tyre.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur