Aktualitet Kronike Lajme

Tragjike në Elbasan/ I moshuari i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, vihet në pranga nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Behte e ditur, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur