Boks Sport

Dustin Poirier thyen heshtjen: Kam nevojë për ndihmë

Ish-kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në UFC, Dustin Poirier, ka reaguar publikisht pas publikimit të pamjeve nga arrestimi i tij në aeroportin e Atlantës, ku u ndalua nën akuzën për dehje në publik.

37-vjeçari bëri një deklaratë të sinqertë, duke pranuar se po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij dhe se ka nevojë për mbështetje.

“Jam në pikën ku më duhet ndihmë”, tha Poirier, duke theksuar se alkooli nuk është zgjidhja dhe se nuk dëshiron të përsërisë gabimet që, sipas tij, ndikuan negativisht edhe në jetën e babait të tij.

Ish-luftëtari amerikan pranoi se kalimi nga jeta si sportist aktiv në një realitet të ri larg oktagonit ka qenë shumë më i vështirë sesa e kishte parashikuar.

Ai u shpreh i vendosur të punojë me veten dhe të gjejë rrugën e duhur, jo vetëm për të mirën e tij, por edhe për familjen e tij.

Poirier konsiderohet një nga figurat më të respektuara të MMA-së moderne, falë karrierës së gjatë dhe dueleve të paharrueshme në UFC. Pas deklaratës së tij, ai ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët, kolegët dhe personalitete të sporteve luftarake, të cilët i kanë uruar forcë dhe sukses në përballjen me këtë sfidë personale.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së