Botërori 2026 Futboll Sport

Futbollistët e Botërorit dhe rrjetet sociale, kush është kampioni me më shumë ndjekës?

Ndërsa gjenerata e re e futbollit botëror po sfidon rekordet në fushë, në rrjetet sociale vazhdojnë të sundojnë emrat që kanë dominuar sportin gjatë dy dekadave të fundit. Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar mbeten futbollistët më të ndjekur të Kupës së Botës 2026, duke dëshmuar se ndikimi i tyre shkon shumë përtej fushës së lojës.

Në krye të renditjes qëndron Cristiano Ronaldo, i cili numëron afro 950 milionë ndjekës në total në Instagram, Facebook dhe X. Vetëm në Instagram, portugezi ndiqet nga 668 milionë persona, ndërsa ka mbi 110 milionë ndjekës në X dhe 172.5 milionë në Facebook.

41-vjeçari vazhdon të thyejë rekorde edhe në Botërorin 2026, ku u bë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, ndërsa mbetet në kërkim të golit të 1000-të në karrierë.

Pas tij renditet Lionel Messi me rreth 627 milionë ndjekës. Argjentinasi ka 510 milionë ndjekës në Instagram dhe 117 milionë në Facebook, ndërsa nuk zotëron llogari në platformën X.

Podiumin e plotëson Neymar, i cili vazhdon të mbetet një nga figurat më të fuqishme të marketingut sportiv. Sulmuesi brazilian ka 236.5 milionë ndjekës në Instagram, 62.2 milionë në X dhe 92.1 milionë në Facebook.

Më pas vijnë dy yjet që konsiderohen pasardhësit e epokës Ronaldo-Messi. Kylian Mbappe numëron mbi 169 milionë ndjekës në tri platformat kryesore, ndërsa Erling Haaland ka rreth 74 milionë ndjekës.

Edhe pse Mbappe dhe Haaland po dominojnë titujt sportivë dhe garën për golat në Botërorin 2026, kur bëhet fjalë për ndikimin global dhe fuqinë në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo, Messi dhe Neymar vazhdojnë të mbeten emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së