Aktualitet Bota Lajme Lifestyle

Aksidenti i frikshëm në SHBA/ I mituri me Porche kalon semaforin e kuq me shpejtësi dhe plagosen gjashtë persona në Nevada

SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në Nevada të SHBA-ve, ku një përplasje e fortë midis dy makinave shkaktoi gjashtë të plagosur, përfshirë një burrë 84-vjeçar. Sipas policisë, një automjet tip Porsche 911 GTS u përplas me një tjetër automjet që po kalonte aty pranë.

Sipas mediave, nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga momenti i aksidentit, Porsche 911 GTS, e cila arrin një vlerë për rreth 200,000 dollarë, dhe një Audi RS5 shihen duke qarkulluar me shpejtësi në një rrugë, kalojnë semaforin e kuq dhe përplasen me një kamionçinë Toyota. Nga përplasja mbetën të plagosur edhe shoferi i mitur i Porsche-s, si dhe shoferi dhe pasagjeri i Audi-t, të cilët ishin të rritur.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur