TIRANË- Media prestigjoze amerikane, CNN ka raportuar mbi situatën aktuale politike në Shqipëri. Në një postim në Instagram, CNN shprehet se, shqiptarët po protestojnë kundër planeve për ta kthyer një zonë historikisht të mbrojtur në bregdetin e Adriatikut në një resort me vila, park ujor dhe kazino.
Protestuesit shprehen se duan ta gëzojnë bregdetin e tyre dhe nuk duan të ndihen si turistë në vendin e tyre. CNN thekson se, kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se projekti ende nuk ka filluar dhe vazhdon të mbështesë zhvillimin e bregdetit.
Më tej, CNN raportoi se, iu drejtua fondit të investimeve private të Kushner për këtë çështje, por u drejtuan te një kompani tjetër, “Sazan Real Estate Development LLC”, e cila bëri me dije se investitorët janë të përfshirë në kapacitetin e tyre personal.

